Prej kohësh skuadrat janë stërvitur në mënyrë individuale dhe synimi është që kampionati të rinisë më 9 maj.
Por, shteti gjerman dëshiron të jetë i kujdesshëm në këtë situatë dhe ka kërkuar të zbatohen disa masa, mes tyre edhe maskat.
Ministria ka përgatitur një dokument, ku thuhet se duhet të përdoren maskat edhe gjatë ndeshjes, për t’u mbrojtur nga virusi.
Në dokument thuhet se maska duhet të jetë e bërë në mënyrë të tillë që të mos bjeri nga fytyra edhe gjatë kohës kur lojtarët të luajnë dhe nëse ajo bie në tokë, atëherë arbitri është i detyruar të ndalojë lojën.
Një propozim i veçantë ky, teksa ditën e enjte do të merret edhe vendimi përfundimtar për kampionatin.





