Lewis Hamilton nuk do të largohet nga Mercedesi për t’u bashkuar me Ferrarin. Kampion i botës në fuqi në Formula 1 ka theksuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e Mercedes duke refuzuar të firmos me Ferrarin.

Në një postimi të “The Sun” ku shkruhej se ëndrra e pilotit 6 herë kampione për të garuar me Ferrarin janë prishur, pasi Vettel nuk do të largohet. Duke parë këtë artikull ka reaguar edhe vete Hamilton duke theksuar se nuk ka ndër mend të ndryshojë skuadër.

“Së pari, nuk kam ndër mend të ndryshoj skuadër. Unë jam me ekipin tim të ëndrrave. E dyta, jam me njerëzit që janë kujdesur për mua nga dita e parë. Ne jemi skuadra më e mirë!”, – ka shkruar Hamilton, duke e etiketuar kështu ekipin e Mercedes, me të cilin ka garuar në gjashtë sezonet e fundit.

Kohët e fundit ishin të shumta zërat që thoshin se Hamilton mund të bashkohet me Ferrarin sezonin tjetër pas takimit që piloti britakin bëri me John Elkan, presidentin e Ferrarit.