Ndahet nga jeta artisti i njohur Rikard Ljarja. Të shumtë janë ata që e kujtojnë për rolin e Dedës në filmin “Rrugë të bardha”.
Ljarja ndërroi jete në moshen 77- vjecare në shtëpine e tij në Tiranë.
Artisti i njohur vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Në vitin 1960, Rikard Ljarja mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.
Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.