Zllatan Ibrahimoviç do të kthehet ditën e enjte në Milano për t’iu bashkuar skuadrës së Milanit për të rinisur përgatitjet për vazhdimin e kampionatit.
Mediat e huaja shkruajnë se suedezi synon të realizojë një tjetër arritje personale: të realizojë të paktën 10 gola me “Djallin” në këtë pjesë të mbetur të sezonit. Deri tani, suedezi ka realizuar me kuqezinjtë 4 gola këtë sezon dhe ka në dispozicion plot 12 ndeshje deri në përfundim të sezonit për të shënuar në total më shumë se 10 gola.
Gjatë kësaj kohe, Ibrahimoviç është stërvitur me skuadrën e Hamarbit në Suedi, ndërsa vazhdimi i aventurës me Milanin është ende një dilemë për të zgjidhur.Nëse Ibra realizon më shumë 10 gola ose më shumë këtë sezon, do ta realizojë këtë qëllim për herë të 15-ë në karrierën e tij.





