Lajm tronditës për sportin shkodran! Është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare ish-hendbollisti kampion dhe biznesmeni Nikolin Karroca.

Shkodra dhe komuniteti i sportit është befasuar nga lajmi tronditës i ndarjes përpara kohe nga jeta të njërit prej figurave më të spikatura të sportit të hendbollit, Nikolin Karroca.

Nga sa mësohet, ish-hendbollisti kampion me Vllazninë e viteve 90-te ka pësuar një atak kardiak mesditën e së dielës. 

Nikolin Karroca i përket brezit të ekipit Vllaznia duke luajtur me shumë sukses ne vitet 1987-1993 ku edhe u shpall kampione e Shqipërisë.