Trukimet janë një pjesë e shëmtuar në futboll, megjithatë ato ekzistojnë dhe kërkojnë gjithnjë të prishin imazhin e sportit më të dashur në botë. Kështu, organet kompetente mundohen gjithnjë të gjurmojnë këto episode për t’i eliminuar dhe për të ndëshkuar ata që përfshihen në këto aktivitete.

Së fundmi, në Suedi kanë ndëshkuar dhe kanë përjashtuar nga aktivitetet futbollistike, ish-futbollistin e Vllaznisë, Alban Jusufi. Ky i fundit së bashku me ish-lojtarin e Mançester Sitit, Dikson Etuhu, kanë provuar të ndikojnë në rezultatin e ndeshjes Goteborg-AIK para tre viteve, duke i ofruar portierit të AIK shifrën e 184 mijë eurove.

Por, gardiani u tregua i drejtë dhe refuzoi. Në këtë formë, Jusufi tashmë do të mbesë jashtë aktiviteteve futbollistike duke qenë se plani nuk funksionoi dhe u zbulua nga autoritetet suedeze.