“Të ardhurat janë goditur rëndë”, është shprehur kryeministri Edi Rama sa i përket situatës së krijuar nga Covid-19 në Shqipëri.
Rama ka shpjeguar se nga Covid-19 është përllogaritur një humbje prej 540 milionë eurosh. Më tej Rama deklaroi se nga beteja përballë COVID-19 shteti ka humbur shumë.
“Javën e ardhshme duhet të fillojnë për t’u hapur në vazhdim, duke filluar nga e hëna më 27 prill të gjitha ato kategori që do të publikohen në faqen e e-Albanias, po nesër.
Dua të jem shumë i qartë që nga java e ardhshme në bazë të kodit të ri penal, pasojat për shkelësit pa përjashtim, ama në radhën më të parë për lokalet e trimave të lagjeve që hapen fshehurazi do të jenë të rënda dhe të pa negociueshme.
Ky shtet kjo qeveri ka humbur si rezultat i kësaj lufte ka humbur 100 milion euro në muajin mars, 170 milion pak a shumë në muajn prill dhe me gjasë do të humbas 170 milion në muajn maj dhe pak a shumë 100 milion në muajin qershor.” tha Rama.





