Bota e futbollit nuk mund t’i shmanget dhe ashtu si aktivitetet e tjera, do ta ndjejë edhe ajo krizën prej koronavirusit. Megjithatë, te Barcelona nuk kanë ndërmend t’i prishin planet e merkatos, ose të paktën kështu mendon trajneri i katalanasve, Kike Setien.
Tekniku i mirëpret të dy në skuadër, ndërsa shprehet se është e nevojshme të rikthehet futbolli edhe pse pa tifozë është e dhimbshme. Setien nënvizon se nëse vendoset të mos luhet, Barcelonës nuk i pëlqen titulli në tavolinë.
“Do të më pëlqente të riktheheshim në fushë, por po jetojmë një situatë të rëndë dhe nëse e bëjmë duhet të kemi siguri maksimale. Duam të luajmë dhe do jetë e dhimbshme ta bëjmë këtë pa tifozë, por besoj se është e nevojshme.Nëse nuk luajmë, është logjike që Barcelonës t’i jepet titulli, por nuk më pëlqen të jem kampion e të mos festoj. Kë do zgjidhja mes Lautaros dhe Nejmar për te Barcelona? Do t’i zgjidhja të dy sepse janë futbollistë të shkëlqyer”, u shpreh Lautaro.





