Koronavirusi nuk pyet as për legjendat. Një lajm i trishtë vjen nga Anglia teksa është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare ish-futbollisti i famshëm anglez Norman Hunter.
Ish-mbrojtësi i cili rezultoi pozitiv me Covid-19, një javë më parë është ndarë sot nga jeta.
Si futbollist Hunter ka luajtur për rreth 20 vite ku pjesën më të madhe të karrierës së tij është aktivizuar me Leeds United teksa ka regjistruar në total 726 ndeshje duke shënuar dhe 21 gola.
Norman Hunter ka qenë pjesë e kombëtares angleze nga 1965 deri në 1974-ën teksa në 1966-ën arriti të fitonte Kupën e Botës me 3 Luanët.





