Qeveria e futbollit europian ka thërritur javën e ardhshme një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv dhe Sekretarëve të Përgjithshëm për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në lidhje me impaktin e shkaktuar nga pandemia Covid-19 në futbollin europian.
Komiteti Ekzekutiv do të mblidhet në datën 23 prill, dhe kjo mbledhje do të jetë menjëherë pas sesionit informues me Sekretarët e Përgjithshëm të 55 Federatave anëtare të UEFA-s që do të zhvillohet të martën në 21 prill.
Takimi do të përqëndrohet te planet për kompeticionet vendase dhe kompeticionet europiane.





