Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar Shqipërinë me 1.2 milionë dollarë për të fituar përballjen me koronavirusin.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim shkruan në Twitter se kjo ndihmë do të shkojë për përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin dhe mbikëqyrjen e rasteve të reja të infektuar, ekspertët, etj.
“Fondi amerikan për të ndihmuar Shqipërinë të luftojë COVID-19 arrin në 1.2 milionë dollar, duke e çuar në 693 milionë dollarë ndihmën totale të SHBA për Shqipërinë në 20 vitet e fundit. Kjo shumë do të ndihmojë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin dhe mbikëqyrjen e rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë.”





