Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se nuk ka punuar asnjë ditë për qytetarët.
Tabaku ka publikuar në Facebook një video, ku vë përballë fjalën e Ramës i cili iu drejtua disa ditë më parë bizneseve të mëdha duke i thënë: “Shitini jahtet e paguani dritat”, dhe votimin në Parlament të projketiligjit për të përjashtuar jahtet nga TVSH e importit.
“Kjo qeveri nuk ka punuar asnjë ditë për qytetarët, nuk ka qenë asnjëherë një qeveri e tyre. Ajo ka punuar përherë për armiqtë e tregut të lirë dhe demokracisë. Sado propaganda shurdhuese ka thërritur të kundërtën e vërteta ka treguar me gisht qeverinë e jahteve. Përditë e më shumë dhe përherë e më qartë”, shkruan Tabaku.





