Sulmuesi i talentuar i Teutës, Dejvid Kapllani, i biri i legjendës së portës durrsake, Xhevahir Kapllani, në këto ditë katantinimi veç stërvitjes individuale, po e kalon kohën e lire në mënyra të ndryshme, duke nxjerr në pah edhe pasionet që ka jashtë futbollit.
Në shtëpinë e tij, ai ka lujtur në piano një pjesë të këngës së njohur italiane, “Bella Ciao”. Duket se 18-vjeçari ka talent edhe për muzikë, krahas fushës, ku pritshmëritë për sulmuesin janë të mëdha në Durrës.
Jo më kot klubi i Teutës ka firmosur një kontratë afatgjatë me lojtarin që luan si sulmues i mirëfilltë.





