Të shumta janë dilemat për sa i përket sezonit aktual të Serisë A, të ndërprerë për shkak të pandemisë të Koronavirusit. Në mediat italiane kanë qarkulluar hipotezat e para, për sa i përket rifillimit të kampionatit.Sipas Federatës së Futbollit të Italisë, klubet mund të fillojnë me stërvitjet më 4 maj dhe me 30-31 maj të zhvillohen takimet e para.
“Si Serie A mund të mos rikthehet, por ajo mund të rifillojë të luahet në muajin maj me dyer të mbyllura. Të gjithë janë duke i shikuar mundësitë, mirëpo do të jetë një rrezik, por që mund të menaxhohet, nëse bëjmë kujdes. Federata tashmë i ka shikuar të gjitha mundësitë që lojtarët, stafi dhe të gjithë aktorët e tjerët mos të rrezikohen.
Lojtarët thuhet se do të testohen pas çdo takimi, në mënyrë që të evitohen infektimet”, ka thënë drejtori i sëmundjeve infektive në Itali, Xhovani Reca.





