Skuadra e Teutës ka kryer stërvitje sipas një programi enkas këto ditë me grupe të veçantë futbollistësh, ndërsa lojtarët janë monitoruar nga përgatitësi atletik, Eduart Salillari, si dhe zv.trajneri Bledar Hodo.

Në Durrës e kanë zbatuar urdhrin që të stërviten në distancë. Të gjithë lojtarët që banojnë në qytetin bregdetar vijojnë stërvitje këto ditë në stadiumin “Niko Dovana”.

Ndërsa lojtarët e tjerë që janë të shpërndarë përgatiten në qytetet e tyre, duke nisur çdo ditë në “Whats app” atë që kanë bërë aty ku jetojnë.