Edhe pse situata, vazhdon të jetë kaotike, për shkak të koronavirusit, e përditshmja sportive “Corriere dello Sport” bën me dije që në Itali janë gati për rifilllimin e kampionatit. Ende nuk ka një vendim zyrtar, por gjasat janë që Seria A të rifillojë punën me 27 maj të këtij viti me planin që të mbyllet me 9 korrik.
Nuk pretendohet dhe nuk shkruhet në asnjë rresht për prani tifozësh të cilët këtë vit duken se janë të destinuar ta shohin nga televizori.
Gazeta italiane bën me dije që Inter – Sampdoria do të jetë ndeshja e parë që do të luhet, ndërkohë që është bërë publik edhe kalendari i plotë i zhvillimit të të gjithë sfidave të mbetura. Kjo hipoteze pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, gjithmonë, nëse situata nuk do të jetë alarmante.





