Interi është skuadra më e favorizuar për të marrë shërbimet e Marash Kumbullës. Mbrojtësi shqiptar bëri debutimin e tij këtë sezon në Serie A me Hellas Veronën e që nga ai moment është kthyer në një titullar fiks.

Ofertat për Kumbullën nuk kanë munguar nga gjithë Europa, por zikaltërit janë më të avantazhuar. Raportet e mira mes dy klubeve bëjnë që Interi të jetë I pari në listë për mbrojtësin shqiptar.

Plani i drejtuesve të klubit është i qartë dhe mund të kënaq të dyja palët.Interi do të ofrojë 20 milionë euro për kartonin e Kumbullës si dhe rinovimet për dy lojtarët e huazuar, Salcedo dhe Di Marco.

Një ofertë e tillë mund të bind Hellas Veronën duke parë që zikaltërit do të lënë edhe për një sezon tjetër mbrojtësin që të ketë mundësi të luajë sa më shumë minuta.