Në këtë kohë të vështirë koronavirusi, ku e gjithë Shqipëria është izoluar, për të parandaluar përhapjen në masë të COVID-19, futbollistët e Teutës, kanë bërë një gjest fantastik.

Klubi bregdetar, i është gjendur pranë një familje në nevojë, duke e ndihmuar me ushqime dhe produkte të ndryshme.

Të pajisur me dorashka, futbollistët Emiljano Vila, Sherif Kallaku, Lorenco Vila, Dejvi Kapllani dhe trajneri i portierëve Xhevahir Kapllani, kanë shkuar pranë familjes në nevojë duke i çuar ndihma.

“Nuk ka Unë,Ti,Ai/Ajo ekziston një fjalë SË BASHKU.Së bashku për të ndihmuar sadopak familjet në nevojë. #solidarizohudheti #sebashku #100viteteuta”, shkruan Teuta në faqen zyrtare.