Nëse lojërat do të rinisin, kur të rinisin, nuk do të jetë fundi klasik i një kampionati. Parashikohet një turne i shkurtër, do të ndikojë jo forca e 11-shes titullare, por tërësia e grupit.
Për Interin nuk do të jetë një “territor” i paeksploruar, por megjithatë mund të rezervojë surpriza. Zhvillimi i 12 ndeshjeve të fundit (13 për zikaltrit) në një periudhë kohe të afruar do të imponojë rrotacionin.
Antonio Konte po përdor këto ditë pushimi të forcuar për të studiuar të dhënat e pjesës së parë të sezonit.
Eksperienca e këtyre muajve i mëson që shpesh programet bien poshtë për shkak të emergjencave, por sot, kur të gjithë janë në gatishmëri, është një “armë” që duhet përdorur.
Kështu trajneri duhet të studiojë një Inter “në fuqi të tretë”: tre kategori lojtarësh, nga një për çdo kompeticion ende në lojë. Në fund, sigurisht, fjalën e fundit do e thotë fusha e “Appiano Gentile”-s, kushtet e momentit dhe efektet e stërvitjeve të gjata në distancë.





