Pandemia e COVID-19 ka prekur të gjithë botën. Me mijëra të vdekur e me qindra mijëra të prekur nga ky virusi ka bërë që pezullohen të gjitha aktivetet sportive.

Një nga këto aktivitete është edhe Formula 1 që është shtyrë deri në moment që gjendja prej koronavirusit të jetë përmirësuar.

Deri më tani janë shtyrë Çmimi i Madh i Azerbajxhanit që është i teti që pezullohet, pasi më parë i njejti vendim është marrë për Australinë, Monakon, Bahrejnin, Kinën, Vietnamin, Spanjën dhe Holandën.

Me anë të një komunikate, drejtuesit e F1 njoftojnë se është shtyrë gjithashtu edhe Çmimi i madh i Kanadase dhe është programuar që Formula 1 të nis me çmimin e madh në Francë më 28 qeshor.