Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të bëjë publike brenda ditës së sotme vendimin për rritje të ndëshkimeve, që i hap rrugë lehtësimeve shkallë-shkallë në vijim.
Në një postim në Facebook, ai e vlerëson disiplinimin në trregjet e vendit si një hap të parë që do të mundësojë më pas lehtësimin e kufizimeve.
“VETËM DISIPLINIMI I PLOTË KËTË JAVË NA HAP SHTEGUN PËR LEHTËSIMET ME PIKATORE
BRENDA DITËS SOT GATI RRITJA E NDËSHKIMEVE, QË I HAP RRUGË LEHTËSIMEVE SHKALLË-SHKALLË NË VIJIM”, shkruan Rama duke e shoqëruar postimin dhe me tre foto nga tregje të vendit.





