Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nga e hëna do të vendosen rregulla të reja në tregun e Kombinatit, si i vetmi treg sipas kreut të qeverisë që po sjell probleme.
Rama shkruan në Facebook se nga fillimi i javës që vjen, ushtria nuk do të lejojë më makina në treg, do të ketë vetëm një hyrje, çdo hyrje tjetër mbyllet, do largohen të gjithë ambulatët në një hapësirë tjetër dhe në hyrje do të krijohet një tunel higjenik për dezinfektim.
POSTIMI I PLOTË
Postimi i plotë:
Kombinat, Tiranë – nuk do rrezikojmë gjithçka që kemi arritur deri tani në tiranë vetëm për një treg!
Nëse nga 27 njësi, në 26 prej tyre tregjet funksionojnë për bukuri, nuk ka asnjë arsye që të mos vendoset rregull edhe në tregun e Kombinatit.
nga e hëna rregulla të reja:
– ushtria nuk do të lejojë më makina në treg;
– do të ketë vetëm një hyrje, çdo hyrje tjetër mbyllet;
– largohen të gjithë ambulatët në një hapësirë tjetër;
– në hyrje do të krijohet një tunel higjenik për dezinfektim.
– do vendoset sinjalistikë 2m larg njëri-tjetrit.
masa drastike për të vetmin treg që na sjell probleme, por të gjitha këto nuk bëhen pa bashkëpunim!





