Pse duhet të hani avokado çdo ditë?

Avokadot konsiderohen si një nga produktet natyrale më mirëbërëse për organizmin njerëzor.

Një avokado përmban më shumë kalium se banane. Avokadot kanë 14% kalium, ndërsa një banane përmban vetëm 10% kalium.

Substanca bazë për shëndetin tuaj

Avokadot përmbajnë 23% folat, që është një substancë, e cila ul rastet e sëmundjeve të zemrës. Vitamina E dhe yndyrnat e mira tek avokadot janë gjithashtu të shkëlqyera për zemrën. Folati arrin të ulë rreziqet për të pasur një goditje në tru. Folati është gjithashtu thelbësor në parandalimin e defekteve të lindjes si problemet e sistemit kockor ahe atij nervor.

Plot me antioksidues

Ushqimi me avokado ndihmon trupin tonë të përthithë 5 herë më shumë sasinë e karotenoideve, antioksidantëve të tillë si likopeni dhe beta karoteni.

Shëndeti i syve

Avokadot përmbajnë më shumë luteinë se çdo frut tjetër, duke mbrojtur kundër uljes së shikimit dhe perdeve të syrit.

Kundër kolesterolit të dëmshëm

Shumë e pasur në beta-sitosterol, avokado ul kolesterolin e keq me 22%, ngre kolesterol të mirë me 11% dhe gjithashtu ul trigliceridet e gjakut me 20%.

Kundër qelizave të dëmshme

Studimet tregojnë se acid i lartë oleik tek avokadot ndihmon shumë në parandalimin e kancerit të gjirit. Ai pengon rritjen e tumorit në kancerin e prostatës dhe kërkon qelizat kanceroze të qelizave parakanceroze dhe i shkatërron ato.

Kundër peshës së tepërt

Avokadot janë të pasura në fibra dhe do t’ju ndihmojnë të ndiheni më të ngopur më të gjatë, potencialisht duke ndihmuar me humbjen e peshës. Fibra e lartë ndihmon shëndetin metabolik dhe stabilizon sheqerin në gjak.

Për shëndetin e sistemit tretës

Avokado pastron zorrët, duke lehtësuar frymën e keqe të gojës

Për lëkurë të re

Vaji i avokados ushqen në masë të madhe lëkurën dhe është një trajtim i dobishëm kundër psoriazës dhe acarimeve të tjera të lëkurës.

Për më shumë imunitet

Avokado përmban 18 nga 22 aminoacidet e nevojshme për trupin e njeriut. Rrjedhimisht ky frut është një mënyrë e mirë për të fuqizuar sistemin imunitar. Mjafton të konsumoni gjysëm ose një avokado në ditë dhe ndihmoni fort shëndetin. Avokado bëhet më i fuqishëm nëse kombinohet me fruta të pasura me vitaminë C, siç janë limoni, agrumet dhe ananasi./AgroWeb.org