Shqiptarët nuk dinë të vishen, ngatërrojnë ditën me natën, nuk janë sportiv apo nuk janë elegantë.

Këto kanë qenë disa nga etiketimet që na kanë ndjekur pas me vite, sidomos përpara se lëvizja pa viza të hynte në fuqi.

Nuk ishte e çuditshme që vite të kaluara të shihnim taka të larta në trotuare që në orët e para të mëngjesit, por ishte e çuditshme të shihje burra që mirëmbaheshin dhe ndoshta zgjidhnin këmishat me ngjyra të forta për t’u kombinuar.

Por tani, vite më pas, shumëçka ka ndryshuar.

Emra të rëndësishëm të modës botërore zgjedhin fuqinë puntore në vend për të punuar veshjet e tyre, ndërsa biznese familjare paralelisht me to, drejtojnë me shije prodhime që kanë emrin e shqiptarëve.

I tillë është edhe brendi i Rita Narazani, një biznes familjar që menaxhohet nga djali i saj Geri, dhe ku ne kemi ardhur për të kuptuar më nga afër se si “gatuhet” moda në vend.

Për menaxherin e këtij biznesi familjar, trendi për të rendur pas cilësisë është në rritje, ndërsa planet e tyre për biznesin familjar janë në zgjerim.

H.H.