Kryeministri Zoran Zaev këtë të hënë ka komentuar vendimin e ministrit të Shëndetësisë dhe dy drejtorëve për të dhënë dorëheqje pas tragjedisë së ndodhur në spitalin e Tetovës ku si pasojë e një zjarri në Spitalin Covid humbën jetën 14 persona.

Zaev në fjalën e tij është shprehur se dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësit të tij, Ilir Hasani dhe dy drejtorëve të Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi ishte një akt moral pas tragjedisë së rëndë. Më tej ai ka thënë se nuk mendon se e gjithë qeveria duhet të japë dorëheqjen pasi tragjedi të tilla ndodhin kudo.

E kuptoj si akt moral dorëheqjen e Filipçes, Hasanit dhe drejtorëve. Tragjedi ndodhin gjithkund në botë, nuk mendoj se tërë qeveria duhet të japë dorëheqje”, ka thënë Zaev.

Kujtomë se zjarri në një spital modular në Tetovë ra javën e kaluar dhe si pasojë humbën jetën 14 persona dhe u lënduan 12 të tjerë.