Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohem ë 15 tetor mund të shtyhet. Kjo për shkak të situatës së fundit të krijuar mes Izraelit dhe Palestinës mes të cilave po zhvillohen luftime të ashpra.

Raportohet se UEFA është duke e shqyrtuar mundësinë e shterjes së të gjitha ndeshjeve të Izraelit, mes të cilave edhe ajo me Kosovën, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Asnjë konfirmim mbi këto raportime nuk ka ardhur ende, derisa në Federatën e Futbollit të Kosovës thonë se janë duke e pritur vendimin e UEFA-së.

“Jemi duke e pritur vendimin e UEFA-s”, ka thënë presidenti i FFK-së, Agim Ademi.