Nga Klodian Tomorri

Ne vitet 80’ SHBA-te ishin bere praktikisht nje vend i majte. Ne gjysme shekullin e fundit, Shtepia e Bardhe ishte qeverisur plot 35 vjet nga demokratet, nderkohe qe ne Kongres dominimi i tyre kishte qene edhe me absolut.

Ne qarqet e elites intelektuale amerikane, ne ate kohe, mbizoteronte konsensusi se konservatorizmi kishte vdekur dhe tashme ishte nje rryme e parendesishme ne jete politike. Prova me e fundit ishte deshtimi i Barry Goldwater ne primaret brenda Partise Republikane.
Kriza politike e se djathtes dhe monopartitizmi nuk jane ngjashmeria e vetme e Amerikes se viteve 80 me Shqiperine e sotme. Qeverisja e gjate e se majtes kishte avancuar nje sere politikash, qe kishin shkundur jeten sociale te vendit, vecanerisht axhenda gay dhe politikat feministe. Keto ndryshime kishin shkaktuar pakenaqesi te medha tek komunitetet fetare te SHBA-ve.
Nga ana tjeter, taksat e larta dhe shtrengimi i dares rregullatore kishin merzitur jo pak eliten koorporatiste amerikane dhe biznesin ne teresi. Se fundmi, ne ate kohe Shtetet e Bashkuara vuanin nga nje kriminalitet i larte, vecanerisht krimet e natyres ordinere mbi qytetaret dhe familjet amerikane.
Me pak fjale, pakenaqesia ndaj qeverisjes te se majtes ekzistonte, por ishte e fragmentarizuar dhe deri ne ate kohe askush nga e djathta politike nuk kishte arritur ta kanalizonte kete pakenaqesi ne vote popullore.
Ne vitin 1975, Ronald Reagan tentoi te siguronte kandidimin per ne Shtepine e Bardhe, por humbi ne primare ndaj Gerald Ford. Baza republikane mendoi se Reagan ishte i moshuar dhe nuk mund te arrinte t’i siguronte Partise fitoren. Por 5 vjet me vone, aktori i dale ne pension u rikthye.
Presidenca e Jimmy Carter kishte qene problematike. Kriza e ekonomise amerikane i ishte mbivendosur pakenaqesive te tjera sociale. Reagan arriti te merrte besimin e republikaneve ne primare, por mbi te gjitha arriti te siguronte mbeshtetjen e te gjitha grupeve te rendesishme te interesit, qe ishin te lodhur nga politikat e majta duke filluar nga komunitetet fetare, biznesi, por edhe familjet e trembura nga kriminaliteti dhe te terrorizuara nga “forcat satanike te liberalizmit”. Ajo qe ndodhi me pas, dihet.

Ronald Reagan eshte ndoshta presidenti me i suksesshem i SHBA-ve pas Luftes se Dyte Boterore. Ai arriti t’i jepte fund krizes ekonomike duke e rikthyer ekonomine amerikane ne kapacitet te plote, reduktoi kriminalitetin e brendshem dhe forcoi ndikimin e SHBA-ve ne arenen nderkombetare.

Por arritja me e madhe e presidences se Reaganit ishte se ajo shpetoi SHBA-te nga monopartitizmi faktik. Reagan e ktheu Ameriken djathtas. Jo vetem duke rihapur serish garen, por duke e detyruar edhe Partine Demokratike qe te zhvendosej me djathtas.
Shqiperia eshte sot ne nje situate identike me ate te SHBA-ve ne vitet 80’. Kjo ngjashmeri eshte e dukshme ne avancimin e politikave liberale me karakter ateist, qe sulmojne familjen tradicionale. Se dyti eshte e dukshme ne politikat antibiznes dhe antitreg, qe ndryshe nga SHBA-te, ne Shqiperi shfaqen permes crony kapitalizmit dhe kapjes se shtetit. Po keshtu, kriminaliteti dhe korrupsioni jane probleme madhore, qe me gjasa do te perkeqesohen me shume nga mungesa e gares politike. Por ngjashmeria me e madhe eshte sigurisht ambienti politik.

Me Partine Socialiste prej 12 vitesh ne pushtet dhe opoziten ne krize te thelle, Shqiperia po lundron ne ujerat e rrezikshem te monopartitizmit. Per nje demokraci hibride, ky eshte rreziku me i madh i mundshem. Dhe eshte nje rrezik qe dikush do te duhet ta thyeje. A eshte Sali Berisha njeriu me i pershtatshem per ta bere kete? Ndoshta jo. A mundet ai ta beje dot? Ndoshta jo. Por te gjithe ne duhet te shpresojme qe te pakten levizja e Berishes te arrije te shkunde ambientin politik. Perndryshe sic thone amerikanet “we’re all fucked up”.

Fundja, kjo eshte Shqiperia. Reaganet nuk kemi ku t’i gjejme.