Kur ta humbisni virgjërinë? ADN-ja, nëpërmjet një mekanizmi, “sugjeron” kohën për të kryer marrëdhënien e parë seksuale.

Sipas kërkuesve të California State University, humbja e virgjërisë është e shkruar në gene. Ky studim është publikuar në revistën “Personality and Individual Differences”, ku theksohet gjithashtu se gjithçka varet nga trashëgimia gjenetike e qenies njerëzore.

“Por kjo nuk do të thotë se tek gjithësecili prej nesh ekziston një gen që vendos për momentin e humbjes së virgjërisë sepse kjo ndodh vetëm tek ata njerëz me karateristika të veçanta gjenetike. Tek njerëzit impulsivë ky moment mund të marrë ngjyrime shumë sentimentale”, shprehet drejtuesja e studimit, Nancy Sega.

Në studim janë marre disa çifte binjakësh të ndarë që në fëmijëri dhe sipas të dhënave, shumica e tyre kanë kryer marrëdhënie pothuajse në të njëjtën kohë me vëllain ose motrën e tyre. Marrëdhënia mes gjenetikës dhe seksualitetit nuk është e re për shkencëtarët, pasi kjo lidhje është studiuar edhe më parë.