Një 17-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se shantazhonte një adoleshente, të cilës i kishte vjedhur llogarinë në “Snapchat”.

Rasti u denoncua në media.

“16 vjeçarja shantazhohej nëpërmjet një llogarie të vjedhur, në rrjetin social Snapchat, se do t’i publikoheshin foto personale, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me shtetasin që e shantazhonte”, informoi sot policia e  Lezhës.

Policia arrestoi 17-vjeçarin, banues në Lezhë.

Veprimet procedurale me të për këtë rast, vijojnë të kryhen në prezencë të familjarëve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.