Një adoleshent 17-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Shijakut, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj një 50-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shijakut, ku i mituri ka goditur me grushte shtetasin H. T., banues po në këtë qytet.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin H. T., 50 vjeç, banues në Shijak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.