Sara Gjordeni ka postuar disa foto në rrjetet sociale nga ku ka treguar se Bardhi i është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar.

Përgjigjja e Sarës sigurisht ishte “PO”.

Thash PO, PO, PO!!! Jo thjesht Po”-shkruan Sara krah fotove.

Kujtojmë që Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë.

Modelja dhe këngëtari kanë zbuluar lajmin në një video në rrjetet sociale, ku Bardhi shfaqet duke puthur barkun e partneres.

Dritë, mami dhe babi shpresojne qe per ty te jene shembulli me i mire se dashuria e forte nuk pyet per asnje lloj sfide! ”, shkruan Sara Gjordeni në mesazhin drejtuar foshnjës që mban në bark.

Ndërsa këngëtari komentoi: “Sara Gjordeni nana e fmijve tmi. ”

Në një postim në InstaStory, ish-Missi ka zbuluar se është vetëm 4 javëshe shtatzënë dhe se ndanë lajmin me ndjekësit për shkak të gëzimit të madh.

Sara Gjordeni u shpreh se nuk do të ketë një rikthim për të dhe Bardhin në shtëpinë e BBV, duke shtuar se “kemi fituar më shumë se fituesi real i këtij edicioni”.