Dafina Zeqiri merr propozimin për martesë nga i dashuri  i saj Kreshnik Gjergji.

Lajmin këngëtarja e ndau me anë të disa postimeve në ‘Instagram’ ku duket dora me unazë dhe ambienti përplot petale trëndafili.

Por, ky nuk është gëzimi i vetëm i Dafinës ditën e sotme, pasi këngëtarja feston sot edhe ditëlindjen e saj të 35-të.

Lidhja e tyre u bë publike vitin e kalaur dhe që nga ai moment, të dy nuk e kanë fshehur ndjenjën e fortë që kanë për njëri-tjetrin, duke publikuar foto romantike dhe dedikime të ëmbla.

Rikujtojmë se në një intervistë më herët ajo ka cekur sa ka plane për dasmë këtë vit.

“Kam nisur të punoj me fustanin e nusërisë. Nuk po du me ndërru shumë. Dua të shijoj dasmën time, kam vendosur vetëm dy fustane me i ndërru. Dasma është diçka shumë personale, kam dashur dikush që ma do të mirën si njeri, jo vetëm dukje”, -u shpreh ajo.

Bukuroshja theksoi: “Do të ndodhë sivjet. Unë bebet i dua shumë, shumë. Edhe shyqyr i do edhe ai shumë. Nuk janë gjëra që planifikohen dhe pse jo sa më shpejt ndoshta. Kam plane“.

Me sa duket kemi dasmë së shpejti!