Një aksident ku kanë mbetur të përfshirë 4 automjete ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës, afër Sukthit.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që automjetet kanë pësuar dëmtime të shumta.
Mes mjeteve të aksidentuara ndodhet edhe një karrotrec.
Për shkak të aksidentit është krijuar trafik i rënduar në këtë pjesë të autostradës.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun.