Një aksident i katër-fishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Plepave në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentin kanë mbetur të lënduar 10 persona, mes tyre dhe një oficer policie, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.