Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Voskopojë.

Bëhet me dije se një makinë është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kalë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur shtetasi L. Z., që përdorte karrocën dhe  shtetasja M. K., që ndodhej në karrocë.

Dy të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.