Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Manzë – Gjiri i Lalzit, ku nga përplasja e fuqishme e dy mjeteve kanë mbetur të plagosur 4 të rinj.
Njëri prej “Benz”-ave i përfshirë në aksident ka goditur një tjetër “Benz” ku ndodheshin një 18 vjeçar dhe tre djem të moshës 15 vjeç.
Nga informacionet paraprake, “DurrësLajm” mëson se adoleshentët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i “Benz”-it ndodhet në spital me fraktura të shumta në gjymtyrë.