Një aksident është shënuar pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Sukthit.

Siç duket dhe në pamjet që sjellë për “DurrësLajm” operatori Denis Simaku, në aksident janë përfshirë dy makina, të tipit “Ford” dhe “Audi”.

Fatmirësisht nga përplasja e rëndë nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se drejtuesja e makinës tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe i ka prerë rrugën automjetit tjetër.

Ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.