Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Nr.12 të qytetit të Durrësit, ku janë përfshirë një automjet tip “Audi” dhe një motor. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motorit, i cili nuk kishte veshur kaskë mbrojtëse, ka pësuar një plagë të rëndë në kokë.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po lëvizte drejtuesi i motorit, si dhe fakti që automjeti “Audi” i ka prerë rrugën duke dalë nga një kryqëzim në mënyrë të papritur.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.