FOTO NGA VENDNGJARJA

Një aksident me vdekje është regjistruar sot në Durrës, ku ka humbur jetën një 37-vjeçar dhe janë plagosur dy persona të tjerë.

Ngjarja u regjistrua rreth mesnatës në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”, ku automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe.

Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R. L. dhe janë dëmtuar shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.