Një aksident i rëndë është regjistruar në lagjen nr. 14 të qytetit të Durrësit.
Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se një automjet me drejtues shtetasin e identifikuar me inicialet Xh. M., ka përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K., të dy minorenë, raporton “DurrësLajm”.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në ciklomotor shtetasi F. K., dhe ndodhet në gjendje të rëndë shtetasi D. H.
Postimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në ciklomotor shtetasi F. K., dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shtetasi D. H.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.