Një tjetër aksident është regjistruar këtë të martë në autostradën Durrës-Tiranë.

Pak minuta më parë, në daljen e autostradës pranë kolegjit “Turgut Ozal” një mjeti i tonazhit të rëndë dhe një automjet janë përfshirë në një aksident.

Burime nga blutë e Durrësit bëjnë me dije për “DurrësLajm” se si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar lehtë një person, ndërsa raportohen edhe dëme të shumta materiale.