Një aksident i rëndë ka rezultuar fatal për jetën e një vogëlushi 6-vjeçar, i cili u përplas nga makina mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë.

Automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 25-vjeçari K.S., ka përplasur një shtetas 6 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.