Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme te 4-rrugët e Shijakut.

Burime nga blutë e qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se është përplasur për vdekje një person që lëvizte me biçikletë.

Drejtuesi i automjetit pas përplasjes është larguar nga vendngjarja.

Ende nuk dihet identiteti i tij apo i viktimës, ndërsa policia nuk ka dalë ende me njoftim zyrtar.