Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës pranë mbikalimit të Sukthit.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, një automjet tip veturë i ka rënë nga pas një mjeti të tonazhit të rëndë.

Për pasojë vetura ka shpërthyer në flakë e rradhë kilometrike trafiku janë regjistruar deri në afërsi të Maminasit.