Një aksident me tre të plagosur është regjistruar ditën e sotme në rrugën Korçë-Maliq rreth orës 13:50. Mësohet se janë përplasur dy automjete me njëri-tjetrin me pasojë lëndimin e dy pasagjerëve dhe njërit prej shoferëve. Të plagsurit janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policsë:

Më datë 20.03.2024, rreth orës 13:50, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip “Dacia” me drejtues shtetasin E. Ç., është përplasur me automjetin tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin E. Ç. Për pasojë kanë marrë lëndime dy pasagjerët dhe drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.