Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Mësohet se në aksin rrugor Durrës-Tiranë, një automjet me drejtues shtetasin me inicialet E. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin me të njejtat iniciale.

Në aksident është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin H. V.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët A. M., L. G., E. B., F. Xh., A. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia në një njoftim zyrtar.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, automjeti me drejtues shtetsin E. K., ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., në aksidentit është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin H. V.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët A. M., L. G., E. B., F. Xh., A. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.