Një aksident masiv ndodhi ditën e premte në pistën belge të Spa-Francorchamps, gjatë provave zyrtare të W Series.

Fabienne Wohlwend, Ayla Agren, Abbie Eaton, Sarah Moore, Belen Garcia dhe Beitske Visser u përplasen direkt pas daljes nga Eau Rouge. Dy prej piloteve, Ayla Agren dhe Beitske Visser, përfunduan në spital, ku qëndruan 24 orë dhe më pas dolën.

Edhe ditën e sotme, gjatë provave zyrtare të F1, Lando Norris pësoi një aksident në po të njëjtën kthesë, por fatmirësisht pa probleme.