Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur gjatë natës në Kavajë.
Policia bën me dije se viktimë ka mbetur një shtetas rreth 45-vjeç, ende i paidentifikuar.
Ndërkohë shoferi që ka shkaktuar aksidentin është vënë në pranga.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 62 vjeç, pasi ditën e sotme, në orën 01:50, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas rreth 45 vjeç, ende të paidentifikuar.