Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Bishqem, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Policia bën me dije se në aksident është përfshirë një mjet tip furgon dhe një motoçikletë, drejtuesi i të cilit nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.