Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Shkozet.

Policia e Durrësit informon se rreth orës 09:00, në lagjen nr.14, te mbikalimi i këmbësorëve, një automjet me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç (këmbësor).

Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.